Fitorja e së djathtës në Itali, Berisha: Meloni do jetë kryeministre reformatore

26 Shtator 2022 | 12:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Giorga Melonin për fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Itali.

Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Italia ndodhet në një  moment historik pas fitores së koalicionit të djathtë.

Sipas tij, Meloni do të jetë kryeministrja reformatore e Italisë.

“Jam sot këtu për të përshëndetur fitoren e koalicionit të djathtë në Itali, Giorgia Melonit, Mateo Salvinit, Silvio Berluskonit. Sot, Italia është në një moment historik. Giorgia Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do të jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

Fitorja e zonjës Meloni dhe e koalicionit që ajo udhëhoqi është fitore e vlerave konservatore më të arrira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut, por Giorgia Meloni është një euroatlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënoi agresionin barbar rus ndaj Ukrainës”, theksoi kryedemokrati.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia.

Ajo ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026