Shkëlqen Kroacia dhe Holanda, në mbrëmje sfida Angli-Gjermani
Kroacia dhe Holanda e kanë mbyllur me sukses fazën e grupeve në Ligën e Kombeve duke u renditur të parët.
Të besuarit e Zlatko Daliç triumfuan lehtësisht në Austri me rezultatin 1-3. Ndërkohë që kapiteni Modriç kaloi në avantazh të tijët, Livaja e Lovren vulosën fitoren. Për austriakët shënoi Baumgartner.
Holanda kërkon rikthimin tek trofetë, diçka të tillë e synon dhe në Ligën e Kombeve, ndërkohë që në ndeshjen e fundit mposhti Belgjikën me rezultat minimal.
Van Dijk ishte heroi i tulipanëve, të cilët e mbyllin grupin me 4 fitore dhe 1 barazim. Franca ka regjistruar një tjetër dështim, ku u mposht nga Danimarka 2-0.
E hëna rikthehet me supersfidën Angli-Gjermani, megjithëse dy skuadrat vijnë pa pretendime, për faktin se dështuan të vendoseshin në krye të grupit.
Hungaria udhëheq e sigurt, ndërsa përballja e fundit sjell në tavolinë Italinë, i vetmi kundërshtar që i mundi hungarezët në sfidën e parë.
Ndërkohë edhe në ndeshjet e tjera të Ligave B-C dhe D, thuajse gjithçka ka përfunduar. Kjo fazë e Ligës së Kombeve përmbyllet të martën, ku luhen dhe ndeshjet Shqipëri-Islandë dhe Kosovë-Qipro.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta