Zhdukja e Vis Martinajt, gazetarja Lala: Në sitë po kalon një i shumëkërkuar

26 Shtator 2022 | 13:12

Gazetarja, Klodiana Lala thotë se një i shumëkërkuar për ngjarje të rënda kriminale, po kalon në sitë nga organet e drejtësisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt.

Në “Euronews Albania”, Lala u shpreh se është gjetur edhe një automjet, që dyshohet se përdorej nga Martinaj. Sipas saj, kjo pistë e re i ka drejtuar hetuesit drejt Kosovës.

“Ajo dosje ka pafund histori. Është gjetur më pas një automjet që dyshohet se përdorej nga Ervis Martinaj, ka çelur një pistë të re që i drejton hetuesit drejt Kosovës. Në sitë po kalon edhe një personazh i shumëkërkuar, i përfolur për shumë ngjarje të rënda kriminale, refuzoj ta bëj me dije emrin, duke qenë se është duke u hetuar. Dyshohet si i përfshirë në këtë histori”, theksoi ajo.

Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit, Vis Martinaj është zhdukur.

Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Rama e di ku ndodhet mbreti i lojërave të fatit dhe akuzoi prokurorinë se nuk po vepron.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë...
09:29 | 23/07/2026

Tensionet para Kuvendit, shtohen masat e policisë. Mbërrin edhe një makinë ujëhedhëse

Tensionet e para kanë nisur të regjistrohen në protestën e kësaj të enjte të protestuesve para Kuvendit. Pas tensioneve me policinë për çarjen e kordonit...
09:27 | 23/07/2026

Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, tensione me shoferët. Ndërhyn policia

Pasi nuk arritën të çajnë kordonin e dytë të sigurisë të vendosur nga Policia e Shtetit pranë Parlamentit, protestuesit kanë ndryshuar strategji në shenjë revolte....
09:25 | 23/07/2026