Dëshmi në SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”, flet Vladimir Qirjazi

26 Shtator 2022 | 15:40

Ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qirjazi, është paraqitur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij për privatizimin e kompleksit Partizani.

Pas dëshmisë së tij në SPAK, ai ka dalë në një deklaratë për mediat, ku tha se u pyet vetëm për periudhën kur ka qenë komandant pra nga korriku i 2008 deri në shtator të 2009.

Më tej ai theksoi se ka s’ka pasur konflikt me asnjeri, ndërsa theksoi se ka përdorur vetëm praktikën ligjore me eprorët e tij.

“I qëndroj versionit që kam kryer një procedurë të ligjshme si shtetar i këtij vendi.  Në çdo kohë që do të me jepej mundësia të punoja për shtetin do të bëja të njëjtën gjë. Kam deklaruar atë praktikë pune që kam bërë me stafin tim të linjës vertikale, horizontale dhe të linjës së  vartësve të mi, në lidhje që gjithçka të ishte në përputhje me ligjet  e vendit. Ka qenë një praktikë që nuk përputhej me ligjin dhe si është vepruar. Jam pyetur për periudhën për periudhën që kam qenë komandant, nga Korriku i 2008 deri në shtator të 2009″-theksoi ai.

Qirjazi nënvizoi se ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, i ka kërkuar të firmosë shkresa për privatizimin e ish-klubit Partizani.

“Unë s’kam pasur asnjë konflikt, kam përdorur n  praktikën ligjore me eprorët e mi. Firmën s’ma kërkuar njeri po shkresa që ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes.  Ministër i Mbrojtjes ka qenë Gazment Oketa.”- tha ai.

Privatizimi i kompleksit “Partizani” është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin për privatizimin e kompleksit Partizani dhe ndërtimin e pallateve mbi atë truall.

Socialisti e cilëson privatizimin si një aferë korruptive të qeverisë Berisha duke i kërkuar SPAK-ut që të hetojnë të gjitha lëvizjet që janë bërë për kompleksin Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026