Nga do të shkojë Italia? Analistët: Vendi mund të prishë balancat politike të BE-së
Mes liderëve të parë të huaj që uruan të djathtën italiane për fitoren në zgjedhjet e së dielës ishin kryeministri polak Mateus Moraviecki dhe ai hungarez Viktor Orban. Me siguri, ata mendojnë se kanë gjetur një aleat në nivel evropian me Giorgia Melonin, që pritet të bëhet kryeministrja e Italisë.
“Do të ketë padyshim një vendosje të Italisë sidomos përkrah qeverisë polake. Të mos harrojmë se partia e djathtë e Giorgia Melonit, Vëllezërit e Italisë, është aleate e partisë Ligj dhe Drejtësi në Poloni. Ndaj me siguri do të ketë një lëvizje të Italisë drejt euro-skeptikëve për sa kohë dominojnë çështje si emigracioni, politikat e brendshme, të drejtat e qytetarëve dhe ato për minoritetet”, thotë Luca Tadini, analist.
Duke marrë parasysh edhe faktin që qeveria e re në Suedi përfshin një parti nacionaliste, kthimi djathtas në Itali mund të ndikojë në krijimin e një “blloku sovranist”, në gjendje të ndryshojë balancat politike të BE-së.
“Kur ishte votimi kundër Orban në Parlamentin Evropian dhe vendosja e kufizimeve ndaj qeverisë së tij nga Komisioni Evropian, partitë e Melonit dhe Salvinit votuan kundër. Ndaj pozicioni i tyre është i qartë. Nuk ka nevojë të thonë se do ta rishikojnë atë. Është paradoksale ajo që Meloni thotë, se dëshiron ta çojë Italinë në qendër të Evropës, kur rezultati i zgjedhjeve ishte që Evropa të anashkalohej”, shprehet Leila Simona Talani, nga King’s College, Londër.
E sigurt është që do të ketë një ndryshim në pozicionimin e qeverisë së re italiane krahasuar me atë të vjetër. Ndërsa nuk do të ketë ndryshim sa i takon Ukrainës, çështje të tjera si ekonomia mund të kthehen në burim shqetësimi për institucionet evropiane.
Komisioni Evropian thotë se është gati të punojë me çdo qeveri, por një gjë është e qartë: bashkëpunimi me Giorgia Melonin dhe ministrat e saj nuk do të jetë njësoj si bashkëpunimi me ekipin e Mario Draghit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fitoi zgjedhjet në Itali, Meloni kundërshtarin më të madh politik e ka në shtrat
- “Linda me Musolinin, nuk dua të vdes me Melonin”, mesazhi i italianit bëhet viral
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)