Sekuestrohen 13 mijë euro veshje e 17 420 paund në Rinas, procedohen 3 persona
Rreth 13 mijë euro veshje kontrabanduara dhe 17 420 paund, janë sekuestruar ditën e sotme në pikën kufitare të Rinasit, ku tre persona janë vën nën hetim.
Policia bën me dije se në aeroportin e Rinasit kanë kaluar për kontroll më të detajuar në, bagazhet e grave Xh. S. dhe D. Sh, në të cilat u gjetën veshje të padeklaruara në Degën e Doganës Rinas, me vlerë 12 840 euro.
Ndaj shtetasve Xh. S. dhe D. Sh, rëndon akuza “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Po në Rinas, policia kufitare ka kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë, personin me iniciale D. H., të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë” dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. H.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Policitë vendore, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West