15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

5 Gusht 2020 | 13:10

Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nuk njohin ulje në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 461 teste të dyshuara, prej të cilëve 218 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 15 qytetarë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë dhe deri sot janë regjistruar 9.492 raste nga 38.803 teste të kryera, ndërkohë 284 pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese kanë ndërruar jetë.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se në orët e fundit janë shëruar 156 pacientë kurse numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ka shkuar në 3.862. Në dhjetë ditët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 107 pacientë të prekur nga coronavirus.

Rastet pozitive me Covid-19:

Prishtinë 70 raste, Podujevë 23, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë Kosovë 12 raste, Pejë 12 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Skenderaj 6 raste, Gjakovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Dragash 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Shtime 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.

Rritja e infektimeve dhe e numrave të viktimave është parë me shqetësim nga autoritetet shtetërore. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë thirrje për respektim të masave, ruajtjen e distancës dhe përkujdesje për higjienën personale.

Pak ditë më parë në një intervistë për Euronews Albania, kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se gjendja në Kosovë mbetet tepër e rëndë. Sipas tij, shkalla e infektimeve është shumë e madhe jo vetëm në popullatën e gjerë, por dhe te personeli shëndetësor.

“E vërteta është se tani po mbajmë nën kontroll çfarë mund të mbajmë nën kontroll. Na brengosin shumë infektimet në popullatë, por edhe në personelin shëndetësor, që është alarmante në këtë moment”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026