Sërish protesta për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, manifestimet kalojnë kufijtë

27 Shtator 2022 | 09:13

Iranianët mbushën sërish rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera për të protestuar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini. Mbi 1.200 persona janë arrestuar në shkallë vendi, ndërkohë që bilanci zyrtar i vdekjeve flet për 41 viktima.

Por sipas organizatës joqeveritare në mërgim, Iran Human Rights, bilanci real është me 76 të vdekur si pasojë e represionit të ashpër.

Gjatë manifestimit, studentët e Universitetit të Teheranit bërtisnin parulla të tipit “Gra, jetë dhe liri” dhe kërkonin lirimin e protestuesve të arrestuar.

Edhe iranianët që jetojnë në Stamboll u mblodhën përpara konsullatës iraniane atje, duke zgjeruar protestat përballë dhunës policore dhe bllokimit të internetit.

“Ne rezistojmë për të marrë frymë. Si një vend mik, ju kërkojmë të bëheni zëri ynë. Në Iran nuk ka internet dhe vetëm në Twitter ka 100 milionë hashtag-ë për Mahsa Amini”, tha një studente iraniane në Turqi.

Disa qindra protestues të tjerë u përballën me policinë franceze në Paris, teksa përpiqeshin të arrinin ambasadën iraniane.

Forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës për të zmbrapsur demonstruesit, që dolën për të dytën herë në rrugët e kryeqytetit francez.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026