Verdho: Aktualisht nuk po prodhohet energji nga HEC-i i Fierzës

27 Shtator 2022 | 09:54

Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, thotë se aktualisht nuk po prodhohet energji elektrike nga hidrocentrali i Fierzës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Verdho u shpreh se energjia po mbulohet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

“Eventi sinoptik, pjesën e kurbës më të lartë të saj e ka kaluar në orët e para të natës. Do ketë një shtrirje më konstante në këto tre ditë: do kemi prurje 400-500 m3/s në Koman dhe Fierzë.

Aktualisht nuk prodhohet energji nga Fierza, për shkak se mbulohet nga agregatet e Komanit dhe Vaut të Dejës. Bëhet gjithmonë një menaxhim i tillë për shkak të problemit që është rezerva energjitike. Ne ndalojmë Fierzën për të rritur nivelin dhe akomodojmë agregatet tona të Komanit dhe Vaut të Dejës”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026