Salianji akuzon Ramën: Miratoi lejen për kullën 26 katëshe, u ndërtua me 40
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ka dhënë miratimin për ndërtimin e një kulle me 26 kate në qendër të kryeqytetit, por që në fakt është ndërtuar me më shumë kate.
Salianji u shpreh se është e pamundur që një ndërtim të kryhet pa bekimin e qeverisë, ku shtoi se është shumë pranë selisë së Partisë Socialiste, aty ky kalon kryeministri dhe ministrat.
Sipas tij, ligji nuk është i barabartë për të gjithë, sepse qytetarë të thjeshtë kanë shkuar në burg apo janë ndjekur penalisht edhe për kotece pulash.
“Sot, qeveria nuk e ka një përgjigje se është tërësisht e kapur dhe e pafuqishme. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Këtu kam një raport mbi gjendjen e kriminalitetit, ku për vitin 2021, 1.757 qytetarë janë referuar për t’u ndjekur penalisht për ndërtim të paligjshëm.
Qeveria ndjek penalisht çdo qytetar të pamundur në këtë vend, dhe nga ana tjetër shikoni përballë institucioneve më të rëndësishme, këtu është selia e PS-së ku kryeministri dhe ministrat kalojnë. Kjo është leja e miratuar nga Edi Rama, nga KKT, 26 kate. Secili prej jush, e shikoni që ndërtimi ka shkuar thuajse 40 kate. Qytetarët e pamundur, gra, të moshuar pëfundojnë në burg. A ka mundësi që ky ndërtim në mes të Tiranës të bëhet pa bekimin e qeverisë? A e ka çuar dhe referuar në polici IKMT-ja këtë ndërtim?”, theksoi Salianji.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)