Alibeaj takohet me ambasadorin britanik, çfarë diskutuan
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith.
Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet se i ka kërkuar Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për Reformën Territoriale.
Po ashtu Alibeaj shprehet se ka diskutuar me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.
“E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”- shkruan ndër të tjera Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta