Skuadrat shqiptare në Evropë, protokoll i rreptë nga UEFA, Tiranën e presin kundërshtarë të fortë
Tirana, Kukësi, Laçi dhe Teuta janë skuadrat shqiptare që do të provojnë të kualifikohen për në turnetë që organizohen nga UEFA, por në kushte aspak të zakonta.
Qeveria evropiane e futbollit ka vendosur që t’i zhvillojë ndeshjet eliminatore me vetëm nga një ndeshje, duke përcaktuar skuadrën pritëse në varësi të shortit. Skuadrat janë të detyruara të kryejnë testet para çdo ndeshje dhe sipas protokollit, në rast se ka anëtarë të infektuar, vetëm personi që është mbartës i virusit do të vihet në karantinë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të vijojë aktivitetin.
Po ashtu, skuadrat pritëse duhet të garantojnë organizimin e ndeshjeve, pavarësisht rregullave të shtetit për shkak të masave që mund të kenë vendosur, pasi në të kundërt rrezikohet dhe eliminimi pa u zhvilluar ndeshja.
Skuadrat shqiptare do të njohin kundërshtarët e tyre më 9 dhe 10 gusht.
Tirana, që do të provojë të kualifikohet për në Champions League, ka një malore përpara, pasi ndodhet në vazon e dytë dhe rrezikon që të ketë kundërshtarë të fortë përballë, pasi fati mund t’i vendosë përballë Celtic-ut, Crvena Zvezdës, Astanës, Legias së Varshavës apo Makabit të Tel Avivit .
Në anën tjetër Kukësi është ekipi i vetëm që e nis si favorit raundin e parë të Europa League dhe mund të peshkojë një kundërshtar më të lehtë në letër.
Teuta dhe Laçi ndodhen në vazon e dytë dhe u duhet pak fat, për të mos gjetur ndonjë kundërshtar si Malmo, Apoel, Partizani i Beogradit, Maribori apo dhe Shkëndija e Tetovës.
Lexoni gjithashtu:
Europa-League, kualifikohen katër skuadrat e para për në çerek-finale
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona