Kosova pjesë e Serbisë në libra, ministrja Shahini kërkon falje: Gabim i paqëllimshëm
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini reagoi pas publikimit në rrjetet sociale të një faqeje libri shkollor në hartën e së cilës Kosova ishte pjesë e Serbisë.
Shahini, përmes një statusi në faqen e saj në Facebook, shprehu keqardhjen për atë që e cilësoi gabim i paqëllimshëm, ndërsa shtoi se Kosova është republikë dhe shtet i pavarur që njihet si e tillë nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera.
“Më erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit.
Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 23 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!
Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. Por pa diskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!” – shprehet ministrja shqiptare e Arsimit, që vjen nga Kosova.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë i tha Euronews Albania se nga mbrëmja e djeshme një Komision i posacëm ka nisur verifikimet për të gjitha tekstet shkollore.
Ky reagim erdhi pas denoncimit të prindërve për lëndën e Qytetarisë së klasës së 8-të, në të cilën shteti i Kosovës nuk përfshihet në hartën e vendeve të Ballkanit.
Ky komision pritet të japë rezultatet e para javën e ardhshme. Ndërkohë, sot Ministria e Arsimit, sportit dhe Rinisë, Besa Shahini përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar këtë gabim si të paqëllimshëm dhe ka pranuar faktin se në tekstet shkollore ka probleme.
Në lëndën ‘Qytetaria’ të botuar në vitin 2017 nga shtëpia botuese Albas, harta e Kosovës është e përfshirë në atë të Serbisë.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta