Pasioni për pikturat nudo, vajza nga Korça që hedh në telajo imazhet bardh e zi
Kjo është Joana Mati, 20-vjeçarja nga Korça që eksperimenton me lapsin dhe letrën. Dëshira i ka lindur që e vogël, por vetëm pak kohë më parë nisi ta praktikonte.
“Pikturat nudo unë kam rreth 1 vit e gjysmë që merrem, faktikisht kam më shumë kohë por kam nisur me gjëra të vogla e me pas duke kaluar vite dhe koha jam rritur e me tepër profesionalisht në të pikturuar. Më pëlqen të pikturoj piktura nudo, më së shumti bardhë e zi sepse me tërheq bardheezia. Ngjyrat që jep, nuk më pëlqen të pikturoj me ngjyra. Deri tani janë 15-16 piktura nudo, që janë të gjitha bardhë e zi”, u shpreh Mati.
Në një shoqëri patriarkale, Jona ka mundur ta thyejë tabunë dhe të shpalosë pasionin që ka. Guximi i saj duket se ka thyer paragjykimin.
“Aspak, nuk kam turp aspak, kjo është pasioni im. Arti nuk ka pse të jetë turp. Unë po bëj art. Të gjithë njerëzit kur i sheh janë të veshur por në veten e tyre ata janë të zhveshur, kështu që për mua nuk është turp. Shoqëria e kanë pranuar dhe e kanë pëlqyer, por ka e persona të tillë sidomos personat në moshë më të madhe që i shohin pikturat nudo më me siklet, familja më mbështet”, tha ajo më tej.
Ajo synon që shumë shpejt të bëjë një ekspozitë me piktura nudo.
“Një ekspozitë do ishte gjëja e duhur, me pëlqen të bëj një ekspozitë, pse jo të shikojnë të gjithë piktura nudo që këtu në Korçë apo në Shqipëri ndoshta nuk është bërë më parë, vetëm me piktura nudo bardhë e zi. Me pëlqen të dal e vazhdoj edhe pjesën e tatuazheve nudo”, tha Mati.
Vlerësimi për artistët e rinj në Shqipëri është i pakët, por Joana shprehet e vendosur se mund t’ia dalë.
Besimi në vetëvete e ka bërë Joanën të ndjekë ëndrrën e saj. Ajo ka dhe dy fjalë për bashkëmoshatarët.
“Duhet të besojnë të vetja. Duhet të besojnë goxha në vetja. Nëse ata arrijnë ta bëjnë këtë, të frymëzohen nga dikush, mund ta shprehin talentin e tyre në çdo lloj forme dhe mund të arrijnë shumë gjëra, thjesht të kenë besim në vetja”, tha më tej Mati.
Piktura nudo e parë në Shqipëri datën në vitin 1938 me autor Sadik Kacelin.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet