Berisha në Gramsh: Projektet e qeverisë së PD u braktisën nga Rama
Kryetari i PD, Sali Berisha në një takim me qytetarët në Gramsh ka folur për mungesën e investimeve nga qeveria në këtë qytet, me gjithë potenciale e mëdha, turistike dhe në frutikulturë.
Sipas Berishës, të gjitha projektet e qeverisë së PD për këtë zonë u braktisën dhe u lanë përgjysmë nga qeveria Rama.
“Njëra prej tyre është ujëvara e Sotirës dhe Sotira si fshat e shpallur në 100 fshatrat për t’u investuar, por 1 km rrugë nuk është shtruar nga Edi Rama. Isha në Pukë para 1 jave. Edhe atje, Qelzën e kishin shpallur fshat turistik, por njëlloj si në Sotirë, përveç emrit dhe shpalljes, asnjë lloj investimi. Në këtë aspekt Gramshi është një zonë e harruar dhe injoruar nga kjo qeveri, e cila mban ndaj qytetarëve shqiptarë, një qëndrim shpërfillës, çnjerëzor dhe ndaj fermerëve shqiptarë një qëndrim armiqësor”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta