Berisha për Gramshin: Investimi i vetëm u bë nga qeveria e kaluar

27 Shtator 2022 | 17:42

Kreu i Partisë Demokratike në një takim me qytetarët në Gramsh tha se investimi i vetëm në këtë qytet u bë nga qeveria e kaluar.

Ai solli në vëmendje shpopullimin e vendit që për të është jo vetëm i shpejtë, por marramendës.

“Sot shqiptarët janë të paktën 30 % më të varfër se në vitin 2013 dhe ua them me vërtetësinë më të madhe, sot ata duhej të ishin minimumi 2 herë më të mëkëmbur se në vitin 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim sëbashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në Gramsh, përveç projektit të madh të Devollit, që nuk është i këtyre viteve,” – u shpreh Berisha.

Ai kujtoi se si pas inaugurimit të kaskadës, Rama erdhi në po të njëjtin vend duke u shprehur se bëhej fjalë për gënjeshtrën e radhës së Berishës.

“Në të vërtetë sot ajo është një realitet i çmuar, i fuqishëm, pavarësisht se sot përsëri fshatrat e Gramshit buzë liqenit nuk kanë mundësi të vadisin tokat e tyre. Gjithë kjo vepër e madhe që është ndërtuar, në drejtim të fshatrave, zonave turistike nuk është ndërtuar asgjë,” – përfundoi Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026