Mbyllja e kopshtit dhe kolegjit, Berisha: Fëmijën e tij e mban me dado

27 Shtator 2022 | 17:57

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi në një bisedë me qytetarët e Gramshit mbylljen e kopshtit turk dhe kolegjit “Mehmet Akif”.

Sipas tij ishte e papranueshme të mbyllej një kopsht që mban 250 fëmijë dhe një shkollë e cila ka konvikt ku strehohen vajza që vijnë dhe nga rrethet.

“Një qytetar nga Gramshi më çoi një mesazh se kam vajzën aty, se është me konvikt, me standardet më të mira dhe ndihmon fëmijët në nevojë. Ai që i thotë vetes njeri e ka të papranueshme, nuk i mbyllet kopshti fëmijëve,” tregoi Berisha i cili solli në vëmendje se vetë Rama vogëlushin e tij e mban me dado, ndërsa nuk mendon për fëmijët e tjerë.

Kryedemokrati bëri thirrje për qytetarët e Gramshit, për t’u kujdesur që të largojnë këtë qeveri. Sipas tij është koha që çdo qytetar të ngrihet për t’i dalë zot vetes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026