Rreth 700 mijë vdekje. Rëndohet me ritme të shpejta bilanci i viktimave të COVID-19
Vdekjet në rang global nga COVID-19 po i afrohen me shpejtësi kuotës së 700 mijë njësive, ndërkohë që numri i infektimeve ka tejkaluar kuotën e 18.3 milionëve në mbarë botën.
Konkretisht, numri i vdekjeve është 696 mijë e 147, ndërsa 18 milionë e 354 mijë e 342 është ai i rasteve të konfirmuara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka saktësuar se në 24 orët e fundit vdekjet dhe infektimet u rritën përkatësisht me 5.116 dhe 206 mijë e 709 raste.
Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbeten vendi më i prekur nga pandemia, me mbi 4.8 milionë të prekur deri të mërkurën dhe 157 mijië e 930 vdekje.
Shteti në gjendjen më të rëndë është ai i Kalifornisë, me 528 mijë e 167 raste, i ndjekur nga Florida, Teksasi dhe Nju Jorku, respektivisht me shifrat 502.739, 474.420 dhe 418.224.
Eksperti i sëmundjeve infektive, doktor Anthony Fauci paralajmëroi të mërkurën se situata do të përkeqësohet nëse shtetet nuk reagojnë ndaj virusit në mënyrën e duhur.
Ndërkohë, në Brazil, qeveria vendase ka shtuar numrin e testeve, në një kohë kur sistemi shëndetësor ndodhet nën një presion të madh për shkak të numrit të lartë të infeksioneve.
Shteti i Sao Paulos konsiderohet epiqendra e epidemisë kombëtare me 585 mijië e 265 infektime dhe 24 mijë e 109 vdekje.
Në Evropë, Franca raportoi 1 mijë e 695 raste të reja dhe 9 vdekje në 24 orët e fundit, duke i çuar bilancet në 194 mijë e 29 të sëmurë dhe 30 mijë e 305 të vdekur.
Ndërsa Spanja regjistroi, sërish ditën e mërkurë, 1 mijë e 772 raste të reja infeksioni, duke shënuar rritjen më të madhe që prej 29 prillit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur