U dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, Bashkia Tiranë vendos të shembë 4 pallate
Pas një konsultimi me ekspertë të ndërtimit, Bashkia Tiranë vendosi të shembë 4 pallate – 2 në Kombinat, 1 në Allias dhe 1 në Kinostudio, – të cilat u dëmtuan rëndë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Ligji thotë se kur kostoja e riparimit të një ndërtese shkon më shumë se 70% e vlerës së ndërtimit të saj nga e para, të vendoset për shembjen dhe ndërtimit të ri dhe jo riparimin.
Përmes këtij parimi dëgjesa me inxhinierë e mbajtur në sallën e Këshillit Bashkiak, pamjet e së cilave zyra për shtyp e bashkisë i përcolli për mediat, vendosi që të shemben dhe të ndërtohet nga e para:
- Pallati Nr.4, rruga “Myslym Keta” (Kombinat);
- Pallati Nr. 45, rruga “Myslym Keta” (Kombinat),
- Shtesa e pallatit 73/2, rruga “Niko Avrami” (Allias);
- Pallati 66, rruga “Aleksandër Moisiu” (Kinostudio)
Shembja e këtyre pallateve u vendos pasi kostoja e riparimit të tyre shkonte nga 116 deri në 131% të vlerës po të ndërtohej nga e para.
Përveç vendimit për shembjen e këtyre pallateve, ekspertët vendosën që:
- Pallati Biba, rruga “5 Maji” të riparohet me përforcime;
- Pallati 73/2, rruga “Niko Avrami” (Allias) të riparohet me përforëcime;
Me sa është bërë me dije më herët nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në kryeqytet dhe rrethina janë rreth 52 pallate të klasifikuara nga ekspertizat e para si ndërtesa për t’u shembur dhe rreth 243 të tjera për t’u riparuar.
Bashkia, në bashkëpunim me qeverinë, ka planifikuar ndërtimin e dy lagjeve të reja, një në fundin e “Bulevardit të Ri” dhe tjetrën në Kombinat.
Qeveria hapi të martën tenderin prej 125 milionë eurosh për ndërtimin e dhjetëra pallateve në 10 nga 11 bashkitë e prekura nga tërmeti.
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, njoftoi se të mërkurën qeveria ka miratuar financimin edhe të projektit të Tiranës për 2 lagjet e reja.
“Dje kemi pasur një lajm shumë të rëndësishëm dhe të mirë. Qeveria na ka miratuar financimin, si institucion zbatues, për ndërtimin e dy lagjeve të reja, “5 Maji” dhe Kombinati, që na hap automatikisht mundësinë për të filluar procedurën e ndërtimit,” – tha Mazniku.
Tërmeti i 26 nëntorit, me epiqendër 22 kilometër larg Durrësit e magnitudë 6.3 të shkallës Richter shkaktoi 51 viktima dhe detyroi shpërnguljen e 17 mijë personave nga 11 bashki të ndryshme, mes të cilave dhe Bashkia Tiranë.
Prej nëntorit 2019, rreth 13,200 qytetarë janë sistemuar në shtëpi me qira të mbështetura nga autoritetet lokale.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria €125 milionë tender për rindërtimin e pallateve që u dëmtuan nga tërmeti
Grantet për rindërtimin në Tiranë, familjet me dy banesa nuk përfitojnë
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë