Mentor Kikia: Trauma që i ka shkaktuar Rama shkollave të Gulenit në Shqipëri
Analisti Mentor Kikia tha në “Now” me Erla Mëhillin se e konsideron humbje kohe përpjekjen për të gjetur arsye tek arsyet që jep qeveria për mbylljen e kopshtit dhe kolegjit turk.
“Në një rast kur ka më shumë se 1, 100, 1 mijë dëshmitarë që tregojnë të kundërtën mendoj që argumentet e qeverisë bien. Plus, nëse ndjekim një dinamikë të ngjarjes ky është thjesht hapi i radhës, as i pari, as i fundit,” – tha Kikia.
Sipas tij në Shqipëri institucionet e hapura dhe të mbështetura nga fondacioni Gulen kanë pësuar një traumë sistematike. Kikia deklaroi se gjithë personeli turk është larguar në mënyrë ilegale gradualisht për t’i shpëtuar deportimit nga Shqipëria sepse kërkoheshin nga autoritetet turke.
“Herë pas here, Shqipëria përkundër vullnetit të vet, këtë e theksoj, i është bindur vullnetit, tashmë jo thjesht të Turqisë, por personalisht të Erdoganit,” – tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta