Shakira akuzohet për evazion fiskal, rrezikon 8 vite burg dhe 23 milionë euro gjobë

28 Shtator 2022 | 10:08

Këngëtarja kolumbiane Shakira do duhet të dalë në gjykatë për t’u përgjigjur për gjashtë krime ndaj Thesarit Publik spanjoll, për të cilat Prokuroria kërkon gjithsej tetë vjet e dy muaj burg dhe 23.8 milionë euro gjobë.

Një gjykatës i Barcelonës ra dakord të hapte gjyqin ndaj artistes në mënyrë që ajo të gjykohet në Gjykatën e Barcelonës.

Prokurorët e akuzojnë Shakirën se nuk ka paguar taksat në Spanjë midis 2012 dhe 2014, duke pretenduar se edhe pse rezidenca e saj zyrtare ishte në Bahamas, ajo banonte në Spanjë.

Shakira ka paguar tashmë shumën që i kërkoi Agjencia Spanjolle e Tatimeve – plus tre milionë euro të tjera, por kjo nuk e pengon të ulet në bankën e të akuzuarit me kërkesë të Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026