Bie projekti për emigrantët nga Britania, Hasani: Marrëveshja ishte e jashtëligjshme

28 Shtator 2022 | 10:31

Pretendimet e mëparshme rreth azilkërkuesve shqiptarë në Britani janë hedhur poshtë ditën e djeshme, gjatë një vendimi që është konsideruar si një ‘kthesë 180 gradë’ nga mediat vendase.

Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Naim Hasani theksoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë ishte e jashtëligjshme pasi binte ndesh me Konventën Ndërkombëtare.

“Marrëveshja që ish-ministrja e Brendshme Britanike bëri me Ministrin e Shqipërisë, ishte një marrëveshje flagrante në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, pasi shkruhet që çdo person që i rrezikohet jeta në vendin e tij, mund të largohet dhe të shkojë në vend të sigurt. Marrëveshja Shqipëri-Britani ishte tërësisht e jashtëligjshme dhe ka bërë mirë qeveria Britanike që e ka hedhur poshtë”- u shpreh avokati.

Më tej, ai përshëndeti vendimin e Britanisë për hedhjen poshtë të kësaj marrëveshje ndërsa shton se nëse do miratohej, qeveria britanike do të përballej me një betejë në Gjykatë.

“Qeveria e mëparshme britanike i la një betejë të ashpër Liz Truss, që po zhvillohet  në Gjykatën e Lartë për depërtimin e emigrantëve të paligjshëm. Kam përshtypjen se Truss nuk donte të përballej me një betejë tjetër ligjore, për të vlerësuar ligjshmërinë e kësaj marrëveshje me Shqipërinë, ku ishte largimi i personave që vinin në mënyrë të paligjshme”- tha ai më tej, ndër të tjera.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-ministrja e brendshme britanike, Priti Patel nënshkruan në muajin gusht ujdinë sipas të cilës do të përshpejtoheshin procedurat e deportimit të shtetasve shqiptarë që kishin kaluar ilegalisht kanalin e La Manshit.

Procedura e përshpejtuar, sipas paktit, do të ndiqej edhe ndaj atyre që kishin aplikuar për të përfituar statusin e azilantit.

Por, autoritetet britanike thonë se nuk mund ta zbatojnë këtë marrëveshje pasi bie në kundërshtim me legjislacionin vendas. Pohimi është bërë nga departamenti legjislativ i Ministrisë së Brendshme britanike, që u ka kthyer përgjigje Organizatave të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026