Krim i rëndë në familje, i biri vret me thikë nënën 70-vjeçare

6 Gusht 2020 | 17:16

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Pogradec, ku një grua 70-vjeçare është vrarë nga i biri. Mësohet se, krimi ka qenë i llahtarshëm por për arsye etike dhe ndjeshmërisë së lartë, Euronews Albania nuk bën të ditur detaje të mëtejshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, ku O. Ç, 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij F. Ç., 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar rezulton se ka qenë më precedentë më parë, i arrestuar për drogë si dhe i shtruar më parë në Spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Mjekët pranë Spitalit të Pogradecit, bëjnë të ditur se 44-vjeçari është person i identifikuar me probleme mendore, por asnjëherë nuk ka pranuar që të marrë mjekime.

Fqinjët dhe banorët e fshatit e njihnin si pëson të dhunshëm dhe agresiv në familje. Por, gjithashtu njihej dhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Dhuna në familje është kthyer në një problem kombëtar pasi dy vitet e fundit ka pasur raste të shtuara të krimeve ndaj grave.

Në shumicën e rasteve janë burrat që vrasin gratë. Si ngjarje më të rëndë e këtij viti ishte vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ku Esmeralda Filopati u ekzekutua së bashku me të vëllain nga ish-bashkëshorti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026