Shtyhet për herë të pestë seanca për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj

28 Shtator 2022 | 11:17

Shtyhet për herë të 5-të seanca në ngarkim të Arbër Paplekës, dy ish-drejtorëve të Policisë Niko Palla, Albert Nushi dhe 6 efektivëve të “Shqiponjave”.

Seanca e sotme është shtyrë për shkak të mos-shoqërimit të Paplekës në seancë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Elbasanit për Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s, i arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak kohë më parë në Elbasan.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Në ngjarje mbetën të plagosur katër të tjerë, Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga, 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç, dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.

Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026