Festa e ëmbëlsirave në Maliq, prezantohen produktet bio, qëllim promovimi i zonës

28 Shtator 2022 | 12:51

Një ndër zonat më prodhuese të produkteve bio në Shqipëri është Maliqi. Dikur kishte kombinatin e sheqerit, ndërsa sot ka produktet bio të zonës.

Banorë të zonës, prej 15 vitesh organizojnë festën e ëmbëlsirave, e cila është kthyer në traditë.

Në formën e panairit, gratë e zonës prezantuan produket e larmishme, të bëra vetë në kushtet e shtëpisë.

“Ballkava, petanik, sodaniku, petulla të fshira, kulaç, bukë  me qiqra, e shumë asordimente të tjera, petullnicat që janë bërë nga amvisat tona, e kanë të trashëguar nga gjyshet dhe nënat e tyre. Kemi dhe zahiret e dimrit, petkat, dromkat, rosnicat, tran të ëmbël e të thartë. Edhe vajzat e reja po e vazhdojnë një çik me ngadalë po e marrin iniciativën për të vazhduar këto tradita ”

“Sot kemi nga të gjitha prodhimet bio të zonës tonë siç janë rrushi, arra, molla, ftoi, çaj malit, rakia. Nga gatimet tradicionale kemi shëndetlinë, kulaçin, kemi djathin, një tjetër e veçantë është dhe mishi i pjekur, që janë prodhime bio”- shprehen gratë e Maliqit.

Kjo festë e organizuar prej vitesh është vazhdimësi e traditës. Kryetari i bashkisë së Maliqit tregon se përmes këtyre nismave synon që të promovojë zonën, për ta kthyer në atraksion turistik.

“Jemi në vazhdim të traditës, ruajtjes që këto amvisa gratë dhe nënat tona kanë pasur ndër vite. Mendojmë që Maliqi ka filluar të marrë një lëvizje drejt turizmit. Shpresojmë që do jetë i dukshëm në vitet në vijim. Ato që shikojmë sot, do jenë premisë e asaj që citova me lart”- tha ai.

Krahas ëmbëlsirave këto fshatra ekspozojnë edhe prodhimet e tyre bujqësore ndër më cilësoret në Shqipëri e të cilat i gjen në tregjet e çdo qyteti deri edhe jashtë Shqipërisë.

Pylli i Fazanëve në Drithas, pyjet në Lozhan, zona e Gorës dhe bizneset e ndërtuara vitet e fundit në Maliq janë disa nga asetet e kësaj zonë, e cila vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve, vendas dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026