Policia arreston 6 persona të dyshuar se i vodhën me mashtrim makinën një 30-vjeçari

7 Gusht 2020 | 09:05

Policia arrestoi 6 persona dhe nisi procedim në gjendje të lirë ndaj një tjetri për mashtrim dhe vjedhjen e një makine në Shkodër.

Personat e arrestuar: G.T (25 vjeç); S.G (26 vjeç); V.B (31 vjeç); L.N (36 vjeç); S.H (40 vjeç); F.H (46 vjeç).

Personi i proceduar në gjendje të lirë: L.N (46 vjeç).

Arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në fshatin Mes të Postribës në Shkodër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, policia dyshon se u kanë vjedhur një makinë tip “Mercedez-Benz” 30-vjeçarit E.B, të cilin më pas e kanë mashtruar duke i premtuar se kundrejt një shume parash do t’ia gjenin se kush ia kishte vjedhur.

Gjatë kontrollit në banesat e të dyshuarve policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 motor, 1 makinë, 50 mijë lekë lekë dhe 5 aparate celulare.

Në njoftimin e policisë u tha se shumica e të arrestuarve ishin me precedencë penale si “trafik klandestinësh”; “kallëzim të rremë”; “përndjekje”; “vjedhje” dhe “falsifikim letërnjoftimesh”.

Ata dyshohen edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

 

Lexoni gjithashtu:

Aksidentoi katër këmbësorë, policia arreston shoferin e dehur

Ish-deputeti i PD-së: Policia kërkoi të fshihte kapjen e 370kg kanabis në Dibër

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026