Amnistia fiskale, Rama i vendosur: Do bëhet, paratë e shqiptarëve do legalizohen
Kryeministri Edi Rama është shprehur më se i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarë.
Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit me Ministrat, numri një i qeverisë, theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve.
“Ne nuk jemi tërhequr por po vazhdojmë të diskutojmë dhe dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet, moskuptimet, apo edhe për të ekspozuar mos dëshirën për të kuptuar. Amnistia fiskale do të bëhet sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve.
Ne kemi një parti të tërë politike që ka pretenduar të vijë në qeveri dhe është financuar nga një vend armik dhe agresor i Kartës së Kombeve të Bashkuara. Nëse në atë parti kemi ‘de facto’ në krye një person të shpallur ‘non grata’ për të gjitha të zezat nga Shtetet e bashkuara, kush jemi ne të paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të 1% të atyre që merren me krim e droge. Ne nuk jemi askushi t’i penalizojmë shqiptarët që të legalizojnë të ardhurat e tyre, dhe t’ua bëjmë jetën ferr. Dhe kush janë ata që na thonë që jo kjo nuk mund të bëhet se Shqipëria është me kriminelë. Ne këtë ia kemi bërë vetë vetes”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta