Ligji i lustracionit, Bumçi: Të shkëputemi nga e shkuara, PS e kundërshton

28 Shtator 2022 | 14:43

Anëtari i Komisionit të Auditit në Partinë Demokratike, Aldo Bumçi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se ligji për lustracionin është një nismë që kundështohet nga PS.

Ai tha se PS kërkon të godasë opozitën me dosjet e ish-sigurimit por deklaratat dhe faktet kanë treguar të kundërtën.

“Lustracioni është që të ndalojë persona që kanë mbajtur pozicione të rëndësishme të caktuara dhe bashkëpunëtorët e tyre, që të marrin funksione në Shqipërinë demokratike. PS ka qenë kundët këtyre nismave. Në një përpjekje për të goditur opozitën. Në ditën që lë presidencën, një e-mial anonim shkon në autoritetin e dosjeve. Autoriteti në kundërshtim me ligjin vendon ta shqyrtojë dhe brenda ditës merr disa vendime dhe ia çon kuvendit. Duke thënë që ish-presidenti, ishte ky personi në fjalë dhe kërkonte ndryshime ligjore”, u shpreh Bumçi.

Këtë të mërkurë nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për lustracionin.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi theksoi se ky projektligj është dorëzuar me qëllim që funksionarët e lartë që kanë dhunuar të drejtën e shqiptarëve në komunizëm të mos jenë më në funksionet publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026