Uragani ‘Ian’ godet Floridën, priten erëra të forta dhe përmbytje të mëdha
Syri i uraganit Ian ka goditur brigjet e Floridës dhe Shërbimi Kombëtar i Motit ka përsëritur paralajmërimin e tij për erëra ekstremisht të forta, deri në 185 kmh.
Banorëve të zonave të prekura nga Uragani u janë bërë thirrje të vazhdueshme të gjejnë strehim “menjëherë”.
Në një përditësim në faqen e internetit të Përgatitjes Emergjente dhe Sigurisë Kombëtare të Jacksonville të mërkurën, thuhet se “Rekomandohet që ata që jetojnë në zonat A ose B dhe kanë përjetuar përmbytje gjatë stuhive të mëparshme të konsiderojnë evakuimin”.
Disa shkolla dhe universitete janë mbyllur gjatë gjithë javës, si dhe zyrat e qytetit dhe degët e bibliotekave, thuhet në deklaratë.
Të martën, kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry, lëshoi një gjendje të jashtëzakonshme për qytetin, e cila hyri në fuqi të mërkurën në orën 12:00 me orën lokale.
Jacksonville është në cepin verilindor të Floridës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur