“Sanksione Gjermanisë”, senatorët amerikanë kërkojnë ndëshkim për “Rrjedhën e Veriut 2”
Tre senatorë amerikanë kanë shkruar një letër ku bëjnë thirrje për sanksione ndaj kompanisë që menaxhon portin gjerman që ofron shërbime për projektin “Rrjedha e Veriut 2”.
Amerika është përpjekur të parandalojë realizimin e projektit prej vitesh pasi rrit praninë energjetike të Rusisë në Evropë.
Por të tjerë thonë se Shtetet e Bashkuara duan të shesin gazin e tyre natyral të lëngshëm në BE.
Projekti thuajse ka përfunduar. Ai fillon në Siberi dhe udhëton përmes ujërave ndërkombëtare pas shteteve baltike, që gjithashtu nuk e duan.
Nëse vendosen, sanksionet do të prekin 120 kompani nga 12 vende evropiane, që janë të përfshira në ngritjen e strukturës.
Gjithashtu, cilitdo subjekt të lidhur me to do t’i ngrijnë asetet dhe do t’i ndalohet hyrja në SHBA.
Autoritetet gjermane deklarojnë se sanksionet janë ekstra-territoriale dhe bien ndesh me ligjin ndërkombëtar.
Për këtë arsye, Komisioni Evropian po përgatit sanksione reciproke.
Shumë kompani energjetike evropiane thonë se projekti do të ofrojë energji me çmim të lirë për kontinentin e vjetër, por të tjerë druhen se Rusia mund ta përdorë atë për shantazh.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh