Një viktimë dhe 135 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

7 Gusht 2020 | 14:09

Një i vdekur dhe 135 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Doktoreshë Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik theksoi se 72 qytetarë në orët e fundit janë shëruar nga coronavirus, duke e çuar numrin total që nga fillimi i epidemisë në 3227.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen aktualisht 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, ku 20 janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre ndodhen të intubuar.

Shqipëria deri tani ka kryer 44881 testime të dyshuara, prej të cilëve  6151 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 189 qytetarë kanë humbur jetën.

Në nivel qarku Tirana renditet e para për numrin e vdekjeve, ndërsa ndiqet nga Durrësi, Shkodra dhe Vlora. Autoritetet u kanë kërkuar vazhdimisht qytetarëve, që të zbatojnë masat higjieno-sanitare, të ruajnë distancën, si e vetmja masë për të penguar përhapjen e pandemisë në nivel komunitar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026