Rama kritik ndaj drejtësisë: Funksionon me të dobëtit e jo me të fortit

29 Shtator 2022 | 10:43

Kryeministri Edi Rama, sërish është shprehur kritik ndaj drejtësisë, duke thënë se nuk funksionon siç duhet, ku shembull ka marrë ndërtimet pa leje në vendin tonë.

Në fjalën e tij në ambientet e kryeministrisë, ku është prezantuar dhe plani për Shërbimet Satelitore, Rama tha se para drejtësisë nuk ka dalë asnjë biznesmen i madh apo ndërtues, por kanë dalë njerëzit që kanë ndërtuar avli dhe se nuk kanë mundësi të japin ryshfete.

“Në terren kemi një problematikë, e cila edhe pse sot është më e lehtë se më parë, vazhdon të jetë një problematikë që shqetëson biznese, qytetarë; që është problematika e individëve në raport me qytetarin në funksion të një detyre shtetërore, e cila jo rrallë përkthehet në një mundësi nga individët për të bërë presion mbi qytetarin për të marrë ryshfet. Këto ngrehina janë rezultat i mosfunksionimit si duhet të një zinxhiri kontrolli, që hallkën e vet kryesore ka drejtësinë dhe që funksionon me të dobëtit dhe nuk funksion me të fortit.

Për një avli, ky zinxhir ka funksionuar. Këto kanë marrë dënime, por asnjë biznesmen, ndërtues i madh abuzues ka përfunduar para gjykatës me një akuzë të ngritur nga prokurorët.

Policisë së Shtetit mund t’i vëmë mbi supe kritika sa të duam dhe të drejta, por nëse prokuroritë dhe gjykatat në këto vite të transformimit të Policisë së Shtetit do t’i ishin përgjigjur për të gjitha rastet, sot do të kishim rezultate shumë më domethënëse”- shprehet Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026