SHBA në krah të SPAK-ut: Prokurorët dhe gjykatësit të lejohen të bëjnë punën e tyre

7 Gusht 2020 | 15:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar punën e Policisë dhe të SPAK-ut. Me një shënim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ambasada thekson se profesionistët e vërtetë të drejtësisë duhet të lejohen të vijojnë punën e tyre pa kërcënime, pavarësisht se cili person merret si i pandehur.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur”,  thekson ambasada.

Sipas ambasadës së SHBA-së detyra kryesore e drejtësisë është që të luftojë me çdo mjet krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe t’i hapë rrugë integrimit të Shqipërisë në familjen e Bashkimit Evropian.

“Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Disa çaste pas publikimit të deklaratës së ambasadës amerikane, kryediplomatja e SHBA në vend znj. Yuri Kim i bëri jehonë thirrjes, duke shkruar se “Çështje të rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta ku hidhen dyshime dhe shkaktohet konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo lidhet me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Mbështesim fort SPAK dhe Policinë e Shtetit Shqiptar.”

Lexoni gjithashtu: 

Sekuestrohet ish-hotel “Vollga” në qytetin e Durrësit, ishte në pronësi të Emiljano Shullazit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026