Ndërtimet pa leje, Sula: Rama nxori VKM për të shpëtuar miqtë e tij

29 Shtator 2022 | 12:04

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka folur për nismën e qeverisë për ndërtimet pa leje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sula theksoi se kryeministri Edi Rama nxori një VKM për ndërtimet pa leje, me qëllim që të shpëtojë miqtë e tij.

“Fakti që po i mëshon shumë problemit të ndërtimeve pa leje, e kam shumë të qartë se nuk ka absolutisht  të drejtë të kapërcejë një ligj që është miratuar nga një shumicë në Kuvend.

Rama për të shpëtuar miqtë e tij, një VKM të tillë. Liqeni artificial është kafshuar për interesat personal të zyrtarëve”- shprehet deputeti.

“Teksa ka komentuar deklaratën e Ramës ditën e djeshme se nuk fshihet pas kullave të ndërtuara u shpreh se kreu i qeverisë gënjen pasi sipas tij ai di dhe pllakat e ngjyrat e pallateve që ndërtohen pa leje.

“Nuk ka shqiptarë që ha gënjeshtrat e Edi Ramës. Rama njeh arkitektët, cakton studion, cakton pllakat, cakton ngjyrat, format dhe nuk di Rama se ka shtesa pa leje. Nuk do të duroj që Rama të na dhunojë dhe përdhunojë”- nënvizoi Sula.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026