Qeveria angleze ul taksat për pagat e lojtarëve, përfitojnë Ronaldo dhe Salah
Në një kohë kur Premier Liga angleze vijon të jetë kampionati më i preferuar në botën e futbollit, qeveria angleze ka gjetur një mënyrë tjetër për të joshur futbollistët e huaj.
Një vendim i kohëve të fundit i marrë nga Ministri i Financave, Kuasi Kuarteng ka bërë që taksat mbi pagat e lojtarëve të ulen nga 45 në 40 %. Në këtë mënyrë, të ardhurat vjetore të tyre rriten mesatarisht 4 milionë paundë.
Një lajm i tillë i ka buzëqeshur kryesisht yjeve të ligës, si Cristiano Ronaldo apo Muhamed Salah, të cilët do të përfitojnë 1.3 milionë paundë shtesë në vit, raporton Daily Mail.
Portguezi ka një pagë prej 400 mijë paundë na javë tek Manchester United.
Fitimet vjetore do të rriten ndjeshëm dhe tek lojtarët e tjerë të ligës kryesore angleze, De Bruyne me 924 mijë paundë, shoku Ii tij i skuadrës Haaland me 900 mijë apo dhe Harry Kane me 480 mijë.
Sipas studimit të bërë nga kontabilistët në Mbretërinë e Bashkuar, lojtarët e Premier Ligës angleze shpenzuan 1.4 miliardë paundë në taksa direkte në sezonin 2019-2020.
Anglia aktualisht ka pagat më të larta të futbollistëve, ndërkohë nuk përfshin asnjë taksë shtesë për lojtarët e huaj, teksa diçka e tillë ndodh në Serinë A italiane.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut