Takimi me ambasadorët, Ibrahimaj: Do vijojmë konsultimet për amnistinë fiskale
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se takimi i sotëm me ambasadorët, ishte në vijim të takimeve të mëparshme, për përmirësimin e projektligjit të amnistisë fiskale.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ibrahimaj deklaroi se do të vijojnë konsultimet në lidhje me këtë projektligj, në mënyrë që t’i shërbejë qëllimit, pra legalizimit të parave të atyre individëve, të cilët kanë punuar në informalitet.
“Jemi në një proces të përmirësimit të legjislacionit, janë stafe teknike të cilat kanë pasur marrëdhënie të ngushta me të gjithë partnerët tanë dhe jo vetëm, me ekspertë të fushës, me qëllim që të arrijmë në një draft sa më të mirë, i cili i shërben qëllimit, që ky ligj të mos legalizojë para që janë me prejardhje nga aktivitetet kriminale dhe t’i shërbejë qytetarëve që kanë punuar në informalitet.
Do të vijojmë konsultimet, nuk kemi një datë për përfundimin e ligjit, pasi synimi ynë nuk është data, por që procesi të kryhet sa më mirë dhe sa më saktë dhe të arrijmë në një draft përfundimtar që t’i shërbejë qëllimit të përgjithshëm’, theksoi ministrja.
Kryeministri Edi Rama ftoi në një takim mëngjesin e sotëm ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku do të diskutonte për amnistinë fiskale, por në momentin e fundit vendosi që të mos jetë i pranishëm.
Në takimin informal, të zhvilluar tek “Vila 30” në kryeqytet, morën pjesë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Takimi nisi në orën 09:00 dhe zgjati për rreth 60 minuta, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta