Ibrahimaj: Rritja e pagave, pjesë e paketës së dytë të rezistencës sociale

29 Shtator 2022 | 12:59

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se rritja e pagave për disa kategori, është pjesë e paketës së dytë të rezistencës sociale.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ibrahimaj u shpreh se ky vendim u mor, për shkak se kriza ekonomike pritet që të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Rritjet e pagave që kaluan dje me vendim të Këshillit të Ministrave, janë pjesë e paketës së rezistencës numër 2, që qeveria ka ndërmarrë në këtë vjeshtë. Na u desh të merrnim një vendim, nëse do të ecnim me një paketë të ngjashme me paketën e parë, e cila kishte karakter të përkohshëm, apo do të merrnim disa masa apo iniciativa ligjore që do kishin karakter të përhershëm. Duke parë situatën ekonomike, që me shumë gjasa do vazhdojë edhe për vitin e ardhshëm, ne vendosëm të marrim këto masa”, theksoi ajo.

Këshilli i Ministrave vendosi ditën e djeshme rritje të pagave për punonjësit në Policinë e Shtetit, Policinë e Bugjeve, zjarrfikëset dhe administratën publike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026