Fëmijëve në Priskë të Vogël u sigurohet transporti për në shkollë, problem rruga
Rreth 50 fëmijë të fshatit Priskë e Vogël kanë vështirësi për të ndjekur procesin mësimor për shkak të rrugës në fshatin e tyre.
Ata kanë filluar me 2 javë vonesë procesin mësimor për shkak të rrugës.
Ndërkohë, sot banorët janë shprehur për gazetaren Ortenca Budlla se dje i ka telefonuar në firmë turke, e cila ka shprehur gatishmërinë për të bërë transportin e fëmijëve në shkollë.
Por, prindërit janë shprehur për Euronews Albania se rruga e fshatit vijon të jetë problem, ku nuk mungon balta dhe gropat.
“Më ka kontaktuar një kompani turke, për të bërë transportin e fëmijëve. Me këtë gjendje që është rruga, nuk besoj se do ta marrë përsipër transportin”, u shpreh një nga banorët.
Ndërsa një tjetër tha: “Mungesa kanë bërë shumë fëmijët e mi për shkak të rrugës. Mësimet i kanë lënë fëmijët”.
Shkolla në këtë fshat u mbyll për shkak të klasave kolektive dhe fëmijët janë detyruar që të shkojnë në shkollën e fshatit Zall-Herr.
Pas përfundimit të procesit mësimor, ata transportohen me një fugon drejt fshatit të tyre, por për shkak të rrugës, fëmijët detyrohen të ecin 30 minuta në këmbë për të mbërritur në banesat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)