Ligji i lustracionit, Koçi: Mbeten për t’u diskutuar nga ana teknike propozimet e PD

29 Shtator 2022 | 13:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se mbeten për t’u diskutuar nga ana teknike propozimet që vijnë nga PD për ligjin e lustracionit.

“Për atë që propozon PD mbetet për ta parë teknikisht se çfarë propozohet. Unë mendoj që praktika e të gjitha vendeve ish-socialiste ka qenë kjo që ata që kanë shërbyer në shërbimin sekret, pra janë marrë me një veprimtari të fshehtë, ndalohen sepse këto janë implikime që deformojnë karakterin e një njeriu. Mbeten peng të një rrethane apo situate që mund të ndikojë në performancën e sotme”, u shpreh Koçi.

Një ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin për “pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik”.

Shkresa për ligjin e lustracionit mban firmën e 15 deputetëve të PD-së

Deputetët që firmosën: Oerd Bylukbashi, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Luçjano Boçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Elda  Hoti, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Ina Zhupa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026