Qëllohet me breshëri hoteli në Pogradec, pronari: Dy atentate në 8 ditë, policia më tha ‘mos e bëj publike’
Policia e Pogradecit thotë se, disa persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me breshëri arme para një hoteli në zonën e Tushemishtit. Autorët kanë shtënë në drejtim të automjeteve që ishin parkuar para oborrit të hotelit duke dëmtuar disa prej tyre.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se, kanë qenë dy persona në këmbë të cilët kanë shtënë me kallashnikov. Afërsisht 100 plumba janë shtënë drejt 6 makinave, dy të cilat janë në pronësi të të zotit të hotelit.
Janë dëmtuar edhe dritaret e dhomave të hotelit, po ashtu dhoma e djalit të pronarit. Kjo është ngjarja e dytë brenda një jave pasi të njëjtët persona dyshohet se, kanë qenë në hotel në mesnatën e 1 Gushtit (02:00) për të shtënë, por nuk u është shkrepur arma.
Në momentin që kanë ndodhur të shtënat me armë zjarri, mësohet se pronari J. Muçllari ndodhej në hotel bashkë me bashkëshorten dhe të birin.
Vetë i zoti i biznesit thotë se, policia ka shkuar në vendngjarje 20 minuta me vonesë. Kurse lidhur me ngjarjen e ndodhur më 1 gusht, ai thotë se, policia i ka thënë që të mos e bëjë publike.
*Pamjet nga kamerat e sigurisë së hotelit për ngjarjen e ndodhur më 1 gusht 2020
Pronari i hotelit rezulton i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale, ku një vit më parë i është ndjekur një automjet BMW X6 ndërsa në vitin 2013 i është bërë dhe atentat. Si pronari dhe i biri sipas policisë janë persona me precedent penal.
Hoteli ku ka ndodhur ngjarja është një nga më të njohurit në zonë. Ende nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me ndonjë konflikt që pronari ka pasur apo ka ardhur për shkak të konkurrencës. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në hotel për të zbuluar autorët e ngjarjes.
“Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e një hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale”, bën me dije policia.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet