Luçiano Boçi: Në administratë dhe polici ka zyrtarë të ish-komunizmit

29 Shtator 2022 | 16:26

“Në administratë dhe polici ka zyrtarë të ish-komunizmit”.

Kështu deklaroi deputeti Luçiano Boçi në studion e Euronews Albania teksa komentoi ligjin e lustracionit.

Deputeti nënvizoi se nëpërmjet këtij ligji kërkohet që politika shqiptare të pastrohet nga figurat që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit.

“Projektligji i propozuar nga PD është kompleks dhe përfshin të gjithë nismat e tjera brenda tij. Ligji është integral dhe kërkon të arrijë qëllimin dhe realizon kërkesën e vazhdueshme që politika shqiptare të pastrohet në tërësi. Çdo politikan që tenton të hyjë në politikë duhet të bëjë vetëdeklarim në lidhje me gjendjen tij në raport me pjesëmarrjen apo implikimin e organeve të dhunës si bashkëpunëtor apo autor dhe administratën tjetër”, u shpreh Boçi.

Një ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin për “pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik”.

Shkresa për ligjin e lustracionit mban firmën e 15 deputetëve të PD-së

Deputetët që firmosën: Oerd Bylukbashi, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Elda  Hoti, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Ina Zhupa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026