Policia Kufitare sekuestron mbi 30 mijë euro në Kakavijë

8 Gusht 2020 | 07:56

Një shumë prej 30 mijë euro është sekuestruar nga Policia Kufitare e Kakavijës pas dyshimeve për transferim të paligjshëm të parave. Policia ka nisur procedim penal për 4 persona, dy shtetas grekë, një italian dhe një shqiptar si dhe  ka bllokuar dhe një automjet tip “Nissan”.

Mësohet se, në hyrje të  pikës kufitare është ndaluar për kontroll një automjet i markës “Nissan”, me drejtues shtetasin italian A. B., 37 vjeç, banues në Napoli, Itali. Ky automjet ka rezultuar i vjedhur në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Gjatë kontrollit të sendeve personale dhe bagazheve, shtetasit grek A. D., 46 vjeç, banues në Argos, Greqi, i janë gjetur të fshehura dhe i janë sekuestruar 20200 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Gjithashtu është përzgjedhur për kontroll të detajuar shtetasi grek A. D., 30 vjeç, banues në Argos, Greqi, të cilit gjatë kontrollit në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po kështu, krahas këtyre rasteve, është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar administrativisht për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar, shtetasi J. T., 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe është konfliktuar me drejtuesin e një autobusi.

Veprimet e para hetimore dhe procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme  për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe një shtetas italian për trafikim të automjeteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026