Emigrantët, protesta në ishujt Kanarie; qeveria italiane paralajmëron dëbimin

8 Gusht 2020 | 11:55

Protesta të shumta u zhvilluan në ishujt Kanarie kundër pritjes së emigrantëve që mbërritën të shtunën e kaluar.

Agjentët e policisë hoqën barrikadat e vendosura nga manifestuesit dhe arritën të strehonin të paktën 28 emigrantë që kishin mbërritur javën e kaluar e që kishin rezultuar negativë ndaj COVID-19.

Ndërkohë, marinarët e anijes “Sea Watch”, që iu vijnë në ndihmë emigrantëve, kanë deklaruar se nuk do të ndalen në misionin e tyre.

“Ata po përpiqen të na bllokojnë, ose të na ndalojnë, por ne do të vazhdojmë të shpëtojmë sa më shumë jetë të mundemi, në mënyrën më të sigurt për ne dhe njerëzit që ndihmojmë”, thotë Chris Grodotzk, zëdhënës i “Sea Watch”.

Ndërkohë, kampi i Kryqit të Kuq në Ventimilia të Italisë është mbikëqyrur nga agjentët e Guardia di Finanza.

Emigrantëve, të vendosur në kufirin franko-italian u është dhënë ushqim, por nuk u është garantuar qëndrimi në Itali.

“Qytetarët tunizianë që mbërrijnë në Itali do të depërtohen pasi për ne Tunizia është një vend i sigurt. Nuk është një vend në luftë apo ku ka persekutime, ndaj dhe më 10 gusht do të nisë procesi i deportimit me të paktën 80 riatdhesime në javë”, Luigi di Maio, ministri i Jashtëm i Italisë.

Emigrantët vazhdojnë të enden në qytetin e Ventimilias, disa me shpresë se do të qëndrojnë e disa të tjerë në pritje të një vendimi se çfarë do të bëhet me ta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026