Çerekfinalet e Champions League, spikat Barcelona-Bayern, Manchester City ”peshkon” Lyonin

9 Gusht 2020 | 09:33

Pas ndeshjeve të së shtunës mbrëma janë përcaktuar tashmë edhe takimet çerekfinale të Champions League-ës:

  • Atalanta vs. PSG
  • Leipzig vs. Atlético Madrid
  • Barcelona vs. Bayern Munich
  • Manchester City vs. Lyon

Pa diskutim përballja më interesante konsiderohet sfida mes Barcelonës së Lionel Messit dhe BayernitMynihyt, skuadra të cilat mundën të kualifikoheshin duke mundur të shtunën njëra 3-1 Napolin (rezultati i përgjithshëm 4-2) dhe tjetra 4-1 Chelsea-in (rezultati i përgjithshëm 7-1).

Katalanasit do të synojnë lavdinë në arenën ndërkombëtare pas dështimit në kampionat, por janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj kampionëve gjerman, që po gëzojnë një formë fantastike.

Pritshmëri të mëdha ka dhe për ndeshjen mes LeipzigAtlético Madrid.

Në anën tjetër PSG do të kërkojë kualifikimin për herë të parë në fazën gjysmëfinale ndaj italianëve të Atalantës.

Skuadra italiane konsiderohet si skuadra më pak favorite për të triumfuar në Champions League dhe kjo mund të jetë mundësia ideale për kampionët e Francës që të avancojnë më tej.

Përballja tjetër do të jetë ajo mes Manchester Cityt dhe Lyon. Skuadra e Pep Guardiolës shihet si një nga favoritet kryesore për të marrë trofeun, megjithatë nuk duhet harruar fakti se Lyon ishte skuadra që nxori Juventusin nga Champions-i.

 

Lexoni gjithashtu:

Pirlo trajner i Juventusit

Juventus dhe Real Madrid skualifikohen nga “Champions League”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026