Rama nuk i ka votat në Kuvend për amnistinë fiskale, thotë Berisha

30 Shtator 2022 | 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama nuk i ka votat e mjaftueshme për të kaluar ligjin e amnistisë fiskale në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se amnistia nuk ka lidhje me paratë e emigrantëve shqiptarë, por është lobim i krimit.

“Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin. Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit. Nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Asnjë lidhje.

Emigrantët, ato para që i kanë, i investojnë në vendin e tyre ose i sjellin në Shqipëri; nuk kanë asnjë vështirësi që t’i sjellin këtu. Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah. Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti”, theksoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026