Zbulohen dhomat e torturës në Ukrainë, Rusia vazhdon të bombardojë rezidenca civile

30 Shtator 2022 | 14:08

Teksa janë duke rimarrë territore nga pushtuesi rus, autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë zbuluar 18 dhoma torture – si kjo në Vovchansk.

Policia tregon mbishkrime në mure, të cilat janë të bëra nga të burgosurit, këtu ka edhe instrumente për goditje elektrike.

Ukrainasit kanë siguruar të dy brigjet e Kupiansk dhe, sipas burimeve të ndryshme, mund të rimarrin edhe kontrollit e qytetit strategjik të Lyman. Më në jug, në Bahkmut, trupat ruse kanë shtuar sulmet dhe bombardimet,  ushtria ukrainase po përballet me plot vështirësi.

Dhjetëra kilometra larg vijës së frontit, Rusia vazhdon të bombardojë rezidenca civile. Në qytetin Dnipro, dy fëmijë janë vrarë pas sulmeve të ushtrisë ruse.

“Ata ishin dy fëmijë, tetë dhe dymbëdhjetë vjeç. E gjithë familja po kalonte një kohë të vështirë, sepse së fundmi u vranë gjyshërit por edhe djali”, shprehet një banore.

Një tjetër qytetare rrëfen se është e frikshme dhe e trishtueshme që civilët vriten në një mënyrë të tillë.

Në rajonin e Kharkiv, një nga më të goditurit në kohët e fundit nga bombardimet pas tërheqjes ruse, plagët e shkatërrimit janë të dukshme.

Për qytetet më afër kufirit, frika nuk shuhet, sidomos me shfaqjen e dronëve  iranianë që cilësohen vrastarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026