Holanda nuk është e detyruar të riatdhesojë fëmijët e familjeve të Shtetit Islamik, thotë Gjykata e Apelit

22 Nëntor 2019 | 20:29

Këtë të premte, Gjykata e Apelit në Holandë ka vendosur se shteti nuk do të jetë ligjërisht i detyruar të ndihmojë në riatdhesimin e fëmijëve nga familjet e shtetaseve holandez, pas largimit të tyre për tu bashkuar me të ashtuquajturin Shteti Islamik në Siri.

Gjykata e Hagës iu kthye një vendimi të marrë më herët gjatë këtij muaj nga një gjykatë e ulët, mbi një çështje që prek të ardhmen e 56 fëmijëve.

Të gjithë fëmijët e përfshirë në këtë çështje janë në moshën 12-vjeçare dhe kanë nënshtetësi holandeze.

Aktualisht, ata po qëndrojnë në kampet e familjeve të ish-luftëtarëve në Siri, në kushte të cilat Kombet e Bashkuara i kanë përshkruar si “jo njerëzore” dhe “rrëqethëse”.

Në apelin kundër vendimit të gjykatës këtë muaj, qeveria holandeze tha se ishte e shqetësuar për politikat e jashtme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ndër të tjera, gjykata ka deklaruar se rrjedhimisht mund të cenohet siguria kombëtare si pasojë e riatdhesimit dhe tha se hyrja e zyrtarëve në kampet e refugjatëve për të gjetur personat e përfshirë në këtë çështje është një operacion që mbart rrezik.

Sipas disa statistikave të publikuara në muajin tetor, në Siri ndodhen aktualisht 55 anëtarë të Shtetit Islamik të cilët janë nisur nga Holanda.

Gjithashtu thuhet se në Shtetin Islamik ka rreth 90 fëmijë të cilët kanë prindër holandez apo kanë jetuar në Holandë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026