Zyberaj: S’ka prova për krime lufte ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së

30 Shtator 2022 | 14:30

Ndërkohë ish-kandidati për deputet Jetlir Zyberaj, është shprehur se në aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-ushtarët e tjerë të UÇK-së nuk flitet për ndonjë krim që mund ta kenë kryer drejtpërdrejt.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zyberaj theksoi se të gjithë pikat e aktakuzës janë absurde, ndërsa shtoi se Prokuroria e Specializuar është shërbyer me prova që i ka ofruar shteti serb.

“Në aktakuzë, në asnjë pikë, këta ish-çlirimtarë të Kosovës, nuk akuzohen për ndonjë krim që mund ta kenë kryer në mënyrë të drejtpërdrejt. Të gjithë pikat e aktakuzës janë absurde dhe në fund do e shohim se do të rezultojnë si të tilla. Prokuroria e specializuar, është shërbyer me prova që i ka ofruar shteti serbë për gjatë gjithë viteve. Shqiptarët e Kosovës i kanë ngarkuar me krime të ndryshme që kanë kryer kundër shtetit  serb”- nënvizoi Zyberaj.

Nga ana tjetër analisti Shpend Gashi e ka cilësuar si fitore ndryshimin akt-akuzën ndaj Hashim Thaçit nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou,.

“Duhet ta cilësojmë si një fitore sepse janë njerëzit tanë, ku akuza është e padrejtë. Populli e ka vuajtur gjenocidin jugosllav të Millosheviçit dhe pasardhësve. Problemi që kemi ne si kombe është lobimi.

Ndryshimi i aktakuzës nuk ka ndonjë lehtësim të madh, nuk i kemi shtuar peshë por as nuk i kemi hequr peshë. Është një sinjal pozitiv që mund të sjellë rënien e akuzave të tjera nëse nuk gjendet prova”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026