Ministria e Jashtme shqiptare: Dënojmë referendumet e rreme të organizuara nga Rusia

30 Shtator 2022 | 14:36

Ministrja e Jashtme njofton se Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.

Në një postimi në Twitter theksohet se çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se vendimi për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës është marrë nga banorët e zonave, të cilët morën pjesë në referendum.

“Rezultatet dihen, dihen mirë. Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, u shpreh sot Putin, teksa u duartrokit nga anëtarë të qeverisë së tij.

Sipas zyrtarëve rusë, katër rajonet, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, votuan me shumicë për t’u bashkuar me Rusinë.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

Ukraina thotë se do të vazhdojë të luftojë për të çliruar rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026