Putin pranon gabimin: Të rishihen listat e rekrutimeve për mobilizimin

30 Shtator 2022 | 16:07

Mobilizimi i trupave ruse krijon ankth tek rusët, pavarësisht se autoritetet e shohin një triumf.

Sipas institutit Levada, 47 për qind e rusëve ndiejnë “ankth” për draftin, krahasuar me 23 për qind që ndihen krenarë.

Kjo gjendje është krijuar sepse në listat e rekrutimit ka pasur gabime të vazhdueshme.

“Gjatë këtij mobilizimi kanë lindur shumë pyetje dhe këto gabime duhet të korrigjohen dhe shmangen në të ardhmen. Gabimet në (mobilizimin) e atyre qytetarëve që mund ta shtyjnë, për shembull, baballarët që kanë shumë fëmijë, njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike apo ata të cilët nuk janë në grupmoshën e pranuar. Duhet të trajtojmë secilin rast veç e veç dhe nëse e kemi bërë këtë gabim, e përsëris, duhet ta korrigjojmë dhe të kthejmë në shtëpi ata që janë thirrur në kundërshtim me kërkesat e mobilizimit”, tha Putin.

Shumë dëshmi kanë nxjerrë në dritë se autoritetet ruse thuhet se po u kërkojnë të sapoardhurve të sjellin të gjitha pajisjet e tyre, nga helmetat deri te jelekët antiplumb.

Shumë dyqane pajisjesh janë të tejmbushura. Disa rezervistë tashmë po marrin materialin e tyre përpara se të thirren në detyrë.

Të tjerët janë më pak entuziastë për luftën dhe ikin në vendet fqinje si Gjeorgjia. Radhët në kufi janë kilometra të gjata dhe autoritetet gjeorgjiane shpërndajnë ndihma humanitare si ujë dhe batanije për ata që do të kalojnë natën në rrugë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026